fbpx

Kush Jemi


Legus Zyrë Avokatie, përfaqëson dhe ndihmon kompanitë dhe klientët individualë, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ofruar këshilla të plota ligjore në fushën e së drejtës civile dhe tregtare.

Ekipet e punës së Legus Zyrë Ligjore përpiqen gjithmonë të kombinojnë specializime dhe përvoja të ndryshme, në mënyrë që të sigurojnë klientit një ndihmë të plotë dhe koherente.

Tek Legus Zyrë Ligjore marrëdhëniet mes të profesionistëve të zyrës nga njëra anë dhe bashkëpunëtorëve nga ana tjetër janë veçanërisht të larta, me qëllim që t’i ofrojnë klientëve një ekip me ekspertizë dhe eksperiencë si në përfaqësimin gjyqësor ashtu dhe jashtëgjyqësisht, në ç’do degë të së drejtës.

Eksperienca Jonë

Grupi Legus trajton problematikat në bazë të eksperiencës së stafit, duke ekzaminuar të gjithë aspektet si nga ana ligjore ashtu edhe fiskale, kur është e nevojshme edhe në këshillim me ekspertë të fushave të tjera.

Legus ka fituar njohuri të thelluara të tregut të energjisë dhe në veçanti të energjisë së rinovueshme, duke ndihmuar ndër të tjera kompanitë në sektorin hidro, duke ndihmuar kompanitë në përfitimin e autorizimet deri në ndërtim të çentraleve.

Ekspert në detyrimet bankare, në mbështetje të klientit nën veprimet përmbarimore dhe pamundësi financiare të përmbushë detyrimet nda institucionit financiarë.

Viti 2008 është momenti i reformimit të shoqërive tregtare, ku fillon regjistrimi i tyre pranë QKR (Qendrës Kombëtare Tregtare) dhe transferimi i kompetencave nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Stafi i Legus ka qenë aktivë dhe pjesë e ngritje së QKR dhe krijuar traditë në zgjidhjen e konflikteve të Shoqërive Tregtare.

Mbështetës me eksperiencën tonë në zgjidhjen e konflikteve të punës.

Fituar eksperiencë në trajtimin e problematikës së Dëbimit/Espulso të shtetasve Jo Europian nga zona Shengenn.

Angazhimi Ynë


Të angazhuar në zgjidhjen e çështjeve jashtgjyqësisht nëpërmjet ndërmjetësimit të eksperiencës dhe profesionalizmit të avokatit. Parimi i zyrës është i fokusuar në dhënien e ndihmës ligjore me ndershmëri, përkushtueshmëri, profesionalizëm sipas standarteve më të larta dhe transparencë.

Zyra mbështet dhe aplikon konceptin Paguaj Nëse Fiton. Duke studiuar çështjet në detaje dhe mbi të gjitha në mbështetje të klientit i cili është në pamundësi financiare, zyra aplikon shërbimin Paguaj Nëse Fiton, ku pagesa për shërbimin ligjor kryhet nëse klienti fitohet çështja.

Angazhimi i zyrës është i fokusuar edhe në dhënien e ndihmës ligjore shtresa në nevojë, nëpërmjet bashkëpunimit me Organizatat Jo Fitimprurëse.

“Avokati ka më shumë kënaqësi kur ai ose ajo nuk është thjesht një artizan i paguar me tarifë, por një kontribues në të mirën publike.”

Ruth Bader Ginsburg

Në bashkëpunim me Sindikatat kemi dhënë ndihmë juridike problematikës shumë të përhapur të zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, duke kontribuar në reformimin e praktikës së punëdhënësve të cilët kanë tendencë të zgjidhin kontratat e punës pa respektuar kriteret e Kodit të Punës dhe legjislacionit në tërësi.

Pjesë e grupit të punës në diskutim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për miratimin e Statusit të Minatorit.