fbpx

Dobishmëria e mbledhjes së faturave të papaguara.

Dihet se një nga problemet më të spikatura të biznesit në Shqipëri është mospagimi i detyrimeve. Ndodhë shpesh që një marrëdhënie normale tregtare furnizimi/shërbimi të kthehet në një problem menaxhimi/finance, ku si pasojë e mos pagimit të detyrimit klienti kthehet në problemin kryesor i cili bllokon mbarëvajtjen e biznesit.

Legus Zyrë Avokatie falë eksperiencës shumë vjeçare e stafit të saj në menaxhimin e mbledhjes së detyrimeve në vonesë ofron jo thjesht një Avokat por Konsulentin kryesor të biznesit tuaj. Falë eksperiencës zyra avokatisë në bashkëpunim me stafin financiarë dhe bashkëpuntorët studion problematikën, kryen kërkimet për palën debitore dhe pas konsultimit me klientin përgatit plan veprimin.

Qëllimi primar është dhënie e shërbimit sa më cilësor sipas kërkesës së klientit dhe përshtatja e nevojave të klientit me veprimet ligjore.

Dobishmëria kryesore e rekuperimit të detyrimeve në vonesë është padyshim rritja e likujditetit. Por kjo nevojë nuk do të thotë që të prishet marrëdhënia tregtare e debitorit me klientin e zyrës, për këtë zyra avokatisë është e kujdesëshme dhe rakordon veprimet me klientin.

Proçesi (nëse nuk arrihet rekuperimi) finalizohet me marrjen e Vendimit Gjyqësor, i cili është i dobishëm pasi me anë të tij mund të zbriten taksat e paguara ku zëri më i rëndësishëm është Rimbursimi i 20% e TVSH.

Proçedura standart e ndjekur nga Legus përfshin:

  • Analizimi dhe krijimi i prolit të palës;
  • Përgatitja e strategjisë në varësi të tipologjis;
  • Dërgesë letër zyrtare/ligjore zarf me postë;
  • Telefonatë me debitorin;
  • Takim me debitorin dhe nisje të negociatave;
  • Në rast dështimi të sa më sipër përgatitet kërkesë padia dhe nisin seancat gjyqësore;
  • Në përfundim të proçesit gjyqësor ndjekim nëpërmjet këshillimeve çështjen në përmbarim (nëse çështja do i përcillet përmbarimit);
  • Gjatë gjithë proçesit të mësipërm negociojmë me debitorin për ta mbyllur me shpejt detyrimin;

Gjatë gjithë kohës qëndrojmë në kontakt me klientin në mënyrë që të koordinohemi.