fbpx

Heqja e Dëbim/Espulso/ Apelasi

Dëbim/Espulso/ Apelasi

Zyra e Avokatisë LEGUS e mirënjohur dhe me eksperiencë 15 vjeçare ofron shërbimin për heqjen e (Espulsos/Dëbimit) emrit nga lista e sistemin SIS 2 (Shengen Informacion Sistem) për shtetasit jo Europian të cilëve nuk u lejohet hyrja në Europë si pasojë e dëbimit që mund të ken marë në një nga shtetet e Komunitetit Europian. Zyra kryen proçedurat edhe pa qenë klienti personalisht prezent.

Siç të gjithë e dimë shumë nga bashkëkombasit tanë për arsye nga më të ndryshme janë dëbuar nga ndonjë vend i Europës, ky dëbim titullohet në varësi të shtetit ku merret por që ne në përgjithësi e quajmë Dëbim/Espulso/ Apelas. Ky dëbim të hiqet vetëm me anë të ankimit:

  1. Brenda 30 ditësh nga momenti që keni mare njoftimin e dëbimit;

ose

  1. Pasi të ketë përfunduar afati i dëbimit.

Në rastin e parë avokati edhe nga Shqipëria përgatit ankimin brenda afatit 30 ditor nga momenti që klienti ka marë dijeni (pra që i ka ardhur shkresa). Ky afat është shumë i rëndësishëm sepse ankimi kryhet me qëllim anulimin e dëbimit.

Në rastin e dytë, avokati edhe nga Shqipëria përgatit aktet për heqjen e emrit nga lista e sistemit SIS 2, e cila nuk lejon personin që ka mare dëbimin të hyjë në Europë edhe pse atij i ka përfunduar afati i dëbimit. Kjo ndodh sepse autoritet Europiane (me qëllim ose neglizhencë) që japin vendimin nuk komunikojnë përfundimin e tij dhe rrjedhimisht heqjen nga sistemi. Këshillohet që procedura për heqjen të nisin 2 muaj para përfundimit pasi autoritet e huaja në përgjithësi mund të vonojnë përgjigjet.

Dëbimet janë dy llojesh:

– Dëbim Administrativ;

– Dëbim Gjyqësor.

Dëbimi administrativ kryesisht merret nga autoritet e shtetit përkatës që ka dhën Espulson kur personi rezulton pa dokumente qëndrimi, nëse ka hyrë në mënyrë të paligjshme etj.

Dëbimi Gjyqësor është në rastet kur personi ka kryer një dënim me burg. Pasi personat të kene përfunduar dënimin kanë të drejtë të kërkojnë heqjen e Espulsos.