fbpx

Si të hapësh një Kompani në Shqipëri me 1 Euro

Si të hapësh një Shpk (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) në Shqipëri me 1 Euro, pa tarifa noteriale, taksa, kostot dhe proçedurat.
Shqipëria prej vitesh aplikon disiplinën e Shpk-ve për 1 euro, për ata që duan të hapin një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Legjislacioni shqiptar ka eliminuar të gjitha shpenzimet duke lehtësuar proçedurat duke bërë të mundur hapjen e një kompanie brenda 48 orëve. Të shohim se si të hapim një Shpk dhe sa kushton.

Kriteret për të hapur një Shpk:

  • Akti Themelimit;
  • Statuti i Shoqërisë;
  • Kopjen e njësuar e pasaportës së administratorit të shoqërisë;
  • Kopja e njësuar e pasaportës së ortakëve të shoqërisë;
  • Prokurorë e lëshuar nga administratori i shoqërisë për një përfaqësues lokal në mënyrë që të nënshkruajë dhe/ose të paraqesë autoriteteve kompetente shqiptare dokumentet e renditura më lartë si dhe të tjerat që mund të kërkohen.

    Shpenzimet:

  • Nuk paguhet noteri, kapitali minimal i kërkuar nga ligji është 100 lekë (rreth 1 euro), që edhe nuk mund të paguhet.

    Legus ofron një ekip kompetent, shoqëron klientin hap pas hapi në përpilimin e akteve, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), zyrës së taksave, zyrës së punës etj. Legus ndër të tjera, me seli në qendër të Tiranës, mund të bëjë të gjitha regjistrimet duke përdorur zyrën si seli të kompanisë.