Na Kontaktoni
Na kontaktoni në cdo moment nëpërmjet formave tona të kontaktit. Legus është një hap larg zgjidhjes së problemit tuaj ligjor.
Na kontaktoni në cdo moment nëpërmjet formave tona të kontaktit. Legus është një hap larg zgjidhjes së problemit tuaj ligjor.
Përgjatë aktivitetit të vet tregtar Legus Law & Tax, me seli ne adresën e rregjistruar në Rr. Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tiranë, Shqiperi, këtu e në vijim referuar si (“Legus Law & Tax”, “Shoqëria”, “Ne”) përpunon të dhëna personale.
Ne jemi të angazhuar të mbrojmë të dhënat tuaja personale, të ruajmë privatësinë dhe sigurinë e tyre. Ky dokument, përpiluar në trajtën e një Politike Sigurie, ka për qëllim, t’ju njoftojë ju, mbi mënyrën si dhe pse ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, nëpërmjet:
Në cilësinë tonë si Kontrollues të dhënash:
Çfarë informacioni mbledhim dhe procesojmë?
Legus Law & Tax mbledh, përdor, ruan dhe proçeson të dhëna personale të subjekteve në masën që janë të domosdoshme dhe të nevojshme përgjatë aktivitetit të saj si një zyrë konsulence. Për këtë qëllim, ne përpunojmë të dhëna personale si më poshtë listuar:
– numri i dosjes së klientit dhe data juaj e lindjes apo Nipti në rastin kur jeni një kompani, informacion rreth praktikës suaj me ne, stadin ku ndodhet dhe avancimi i saj;
– emri juaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit celular, Numri Personal i Identifikimit (PIN), data e lindjes, komenti juaj, adresa e IP-së suaj. Për klientët ose aplikantët për konsulencë, ju lutem lexoni më poshtë për detaje;
Ne nuk proçesojmë të dhëna personale për persona nën moshën 18 vjeç. Ju lutemi nëqoftë se jeni nën 18 vjec, mos të jepni te dhënat tuaja personale.
Në qoftë se jeni klienti jonë apo aplikoni për t’u bërë klienti jonë, informacioni që ne mbledhim, mund të përfshijë:
Të dhënat që ne përdorim, merren ose direkt nga ju, në cilësine e subjektit të të dhënave, ose sigurohen nga burimet si vijon: (i) publikime/bazë të dhënash që vihen në dispozicion nga autoritetet publike, (ii) palë të treta si kompani të parandalimit të financimit të terrorizmit, të mashtrimit e vjedhjes, apo të sanksioneve financiare, zyra të kredidhënies, etj.
Ju lutem vini re që një pjesë e procesimit të informacionit tuaj personal sa më sipër është i domosdoshëm për t’u vënë në dispozicion në mënyrë që të përmushni një kontratë me ne. Nëqoftëse ju nuk na e vendosni në dispozicion informacionin tuaj të identifikimit apo informacionin mbi të dhënat e kontaktit, statusin e punësimit dhe të dhënat financiare (numri i llogarisë bankare, të dhëna mbi të ardhurat) është e pamundur për ne t’ju ofrojmë shërbimet tona.
Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe mbi cfarë baza?
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale:
Në qoftë se jeni klient i joni ose aplikoni për t’u bërë klient i joni, ne procesojmë të dhënat tuaja:
Cookies
Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.
Cookies në shfletuesin e internetit
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.
Gjithashtu ju mund ndryshoni opsionet për Cookies duke klikuar këtu.
Cookies të Facebook
Ne përdorim platformën e re-marketimit të Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook. Ne dhe palë të treta shitëse, përfshirë dhe Facebook, përdorim bashkarisht cookies për të përllogaritur impaktin që kanë mesazhet tona reklamuese apo shërbime të tjera marketimi tek klientët që vizitojnë faqen tonë si dhe ndërveprimi i klientëve që vizitojnë faqen tonë me këto shërbime marketimi.
Legus Law & Tax përdor cookies me platformën Google Analytics për të mbledhur të dhëna demografike me interes statistikor me anë të raporteve që agregojnë të dhënat dhe nuk identifikojnë përdoruesin individual. Këto statistika përdoren për të optimizuar dhe targetuar shërbimet tona të marketingut tek grupet specifike dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë.
Google Analytics cookies na lejojnë ne të mbledhim informacion mbi sjelljen e përdoruesve anonimë në faqen tonë. Informacioni i mbledhur është anonim dhe nuk përmban asnjë të dhënë personale. Informacioni i mbledhur nga Google Analytics cookies në wefaqen tonë transferohet dhe ruhet në serverat e Google në përputhje me Politikat e Privacisë së Google.
Legus Law & Tax përdor mjete për të gjurmuar rezultatet e Facebook si dhe për të optimizuar mjetet e reklamimit. Përdorimi i tyre na mundëson ne të përllogarisim korrelacionin midis impaktit te reklamave dhe rikthimeve në faqen tonë.
Ju mund të zgjidhni opsionin e rimarketimit duke vizituar linqet më poshtë:
https://www.facebook.com/ads/website_custom_audien$ces/
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Procesimi i të dhënave personale bëhet nën tutelën e rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ndërmarre masa organizative dhe teknike për të siguruar koinfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesimit. Cdo e dhënë do të enkriptohet në momentin e ruajtjes. Kompania do të garantojë që cdo person, përfshirë dhe stafin apo stafin pritës të cilët kanë akses tek të dhënat personale, t’i aksesojnë këto të dhëna nën kushte të rrepta të ruajtjes së koinfidencialitetit të tyre. Kompania instalon në serverat e saj certifikata SSL. Kur ju transmetoni të dhëna në webfaqen tonë, krijohet një sesion i sigurt shfletuesi online dhe protokolli i aplikimit (njohur si HTTP) do të ndryshohet automatikisht në HTTPs, ku “s” nënkupton siguri. Ne kemi procedura të brendshme për manaxhimin e incidenteve. Ju do të njoftoheni në qoftë se të dhënat tuaja kompromentohen si pasojë e një thyerje në sistemin e sigurisë.
Dhënia e informacionit palëve të treta
Ne nuk shesim, shkëmbejmë apo japim me qera të dhëna ndaj palëve të treta. Të dhënat personale mund të përhapen vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon menyrën e trajtimit të të dhënave personale, si dhe rregullore të tjera të aplikueshme. Në mënyrë që të përmbushim qëllimin e aktivitetit tonë tregtar ne mund të perhapim të dhënat tuaja personale me: (i) ofrues të motorrëve të kërkimit, të cilët asistojnë kompaninë në përmirësimin dhe optimizimin e webfaqes (psh.vetëm informacion teknik); (ii) ofrues shërbimesh, të cilët ofrojnë shërbime në favorin tonë(të tilla si kompanitë e IT-së dhe kompani të “screening” të listave të terrorizmit/sanksioneve); (iii) autoritetet financiare dhe juridike; (iv) agjencitë apo entitetet publike, në bazë të kërkesës së tyre bazuar në ligj, si dhe (v) profesioneve të lira të rregulluara me ligj të tilla si: avokatët, noterët, auditorët, zyrat e rregjistrit të kredive, kompanitë e parandalimit te mashtrimit;(vi) nëqoftëse jemi të detyruar të përhapim apo ndajmë informacionin tuaj personal në mënyrë që te jemi në përputhje me cdo detyrim ligjor të mundshëm apo për të vënë në ekzekutim të detyruar marrëveshjen tonë me ju ose me furnizuesit tonë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve, duke përfshirë dhe rregulloret për luftën ndaj pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.
Koha e mbajtjes
Në përcaktimin e periudhës se mbajtjes së të dhënave, ne marrim në konsideratë ligjet lokale, detyrimet kontraktuale, qëllimi për të cilin janë mbledhur të dhënat, baza legjitime sipas së cilës përpunohen prej fillimit si dhe pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve tanë. Kur ne nuk na nevojitet më informacioni mbi të dhënat personale, ne sigurohemi që këto të dhëna te fshihen apo të shkatërrohen. Ne do ta mbajmë informacionin tuaj, për aq kohë sa na duhet në përputhje me qëllimin për të cilin ju i ndatë të dhënat tuaja personale me ne, qysh prej herës së parë dhe do t’i mbajmë përtej këtij qëllimi vetëm atëherë kur kemi arsye të bazuar dhe arsyetuar qartë për të mbajtur të dhënat tuaja personale, si p.sh. mirëmbajtja e llogarisë apo përgjigjia e kërkesave të klientëve. Kompania do të ruajë të dhënat tuaja personale për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Vetëm në kushte të vecanta, për arsye të mirë-argumentuara, Legus Law & Tax do të ketë nevojën të mbajë të dhënat tuaja për një periudhë më të gjatë.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtën që:
Aktualisht ne nuk aplikojmë mënyra automatike vendimmarrje ( përfshirë dhe vendimmarrje automatike në bazë të profilizimit) kur procesojmë të dhënat tuaja personale. Nëqoftëse në të ardhmen, do të përdorim zgjidhje automatike për vendimmarrje, ju jeni të përligjur në kërkesën tuaj që cdo vendimmarrje në lidhje me të dhënat tuaja personale, të mos merret vetëm bazuar në vendimmarrje të automatizuar.
Nëqoftëse ju nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si ne manaxhojmë të dhënat tuaja personale, keni të drejtën të bëni një kërkese/ankesë pranë Komisionerit per Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e subjekteve të të dhënave personale.
Ju mund t’i ushtroni të drejtat tuaja, duke na kontaktuar në adresën e e-mail-it info@legus.al dhe ne do t’ju informojmë detajisht në lidhje me cdo proces sipas kërkesës.
Vlefshmëria dhe përditësimi i Politikave të Privacisë
Legus Law & Tax gëzon të drejtën të përditësojë këtë politikë privatësie, në cdo kohë. Në rastet kur ne përditësojmë Politikat e Privatësisë, ju do të njoftoheni me anë të një njoftimi në rrjet dhe ne do të publikojmë versionin e përditësuar në webfaqen tonë duke vënë në dukje datën e përditësimit. Në këto kushte, ju pranoni që eshtë përgjegjësia juaj të kontrolloni periodikisht Politikat tona të Privatësisë dhe të viheni në dijeni të ndryshimeve apo përditësimeve.
Na kontaktoni
Nëqoftëse keni pyetje lidhur me Politikat e Privacisë referuar të dhënave personale, praktikat apo komunikimet me ne, ju lutem na kontaktoni në mënyrat sa më poshtë vijon:
Adresa: Rr. Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tirana, Shqipëri
Telefon: + 355 69 6238219
E-mail: info@legus.al
Cookies në shfletuesin e internetit
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe.
Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.
Nëse ju C'aktivizoni këtë Cookie, ne nuk mund të ruajmë preferencat tuaja. Kjo do të thotë që sa herë ju vizitoni këtë website, juve do ju kërkohet te Aktivizoni ose C'aktivizoni sërish Cookies.
Cookies të Facebook
Ne përdorim platformën e re-marketimit të Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook.
Në mënyrë që të ruajmë preferencat tuaja, ju lutem Aktivizoni Cookies të Nevojshëm.
Cookies
Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.
Cookies në shfletuesin e internetit
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.
Cookies të Facebook
Ne përdorim platformën e re-marketimit të Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook. Ne dhe palë të treta shitëse, përfshirë dhe Facebook, përdorim bashkarisht cookies për të përllogaritur impaktin që kanë mesazhet tona reklamuese apo shërbime të tjera marketimi tek klientët që vizitojnë faqen tonë si dhe ndërveprimi i klientëve që vizitojnë faqen tonë me këto shërbime marketimi.
Legus Law & Tax përdor cookies me platformën Google Analytics për të mbledhur të dhëna demografike me interes statistikor me anë të raporteve që agregojnë të dhënat dhe nuk identifikojnë përdoruesin individual. Këto statistika përdoren për të optimizuar dhe targetuar shërbimet tona të marketingut tek grupet specifike dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë.
Google Analytics cookies na lejojnë ne të mbledhim informacion mbi sjelljen e përdoruesve anonimë në faqen tonë. Informacioni i mbledhur është anonim dhe nuk përmban asnjë të dhënë personale. Informacioni i mbledhur nga Google Analytics cookies në wefaqen tonë transferohet dhe ruhet në serverat e Google në përputhje me Politikat e Privacisë së Google.
Legus Law & Tax përdor mjete për të gjurmuar rezultatet e Facebook si dhe për të optimizuar mjetet e reklamimit. Përdorimi i tyre na mundëson ne të përllogarisim korrelacionin midis impaktit te reklamave dhe rikthimeve në faqen tonë.
Ju mund të zgjidhni opsionin e rimarketimit duke vizituar linqet më poshtë:
Për Facebook: https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/