fbpx

Zgjidhja e marrëdhënies së Punës dhe mbrojtja e saj

Çfarë ndodhë kur një marrëdhënie pune mbyllet? Si të menaxhohet korektësisht “ndarja”? Informacionet e nevojshme për dorëheqjen, pushimin, ndërprerjen konsensuale dhe mbi trajtimet financiare për fundin e marrëdhënies.

Si çdo marrëdhënie, edhe marrëdhënia e punës mund të shkojë në një përfundim të parakohshëm me vullnetin e njërës ose të dy palëve. Në veçanti, ekzistojnë tre mënyra të mundshme të ndërprerjes së parakohshme të një marrëdhënie pune:

Pushimi, kur vendimi merret në mënyrë të njëanshme nga kompania;

Dorëheqja, kur ndërprerja është vullneti i njëanshëm i punëmarrësit

Përfundimi konsensual, në rast se punëdhënësi dhe punëtori bien dakord me marrëveshje për të ndërprerë marrëdhënien e tyre.

Tre mënyra në pamje të parë të njohura, për të cilat jo gjithmonë punonjës dhe punëmarrës njohin mjaftueshëm procedura, norma dhe afate.

Marrëdhënia e punës mes Punëdhënësit dhe Punëmarrësit nuk është një marrëdhënie e lirë, palët nuk mund të zgjidhin këtë marrëdhënie kur dhe si të duan, sepse Kodi i Punës parashikon afate dhe proçedura të caktuara, të cilat nëse nuk respektohen penalizojnë palën deri me 20 paga dëmshpërblim.

Për tu patur parasysh është fakti se marrëdhënia e punës mund të jetë e rregulluar me kontratë ose edhe pa kontratë, në të dyja rastet rregullohet nga Kodi i Punës dhe mjafton të jetë e deklaruar në Zyrën e Tatimeve.

Ekziston vetëm një opsion që Punëdhënësi mund të pushojë punëmarrësin me një afat 5 ditë para, kjo mund të ndodhë vetëm gjatë 3-mujorit të kohës së provës ose kur punëmarrësi braktis punën për 7 ditë.

Pas kalimit të periudhës

së provës punëdhënësi duhet të respektojë një afat njoftimi prej:

2 javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj;

1 muaj, për kohëzgjatjen mbi 6 muaj deri në 2 vjet;

2 muaj, për kohëzgjatjen mbi 2 vjet deri në 5 vjet;

3 muaj, për kohëzgjatjen për më shumë se 5 vjet,

Nëse nuk respektohet këto afate, atëhere punëdhënësi paguan dëmshpërblim përkatësisht pagë për atë afat të pa respektuar.

Përveç afatit të njoftimit punëdhënësi ka për detyrë të zbatojë edhe një proçedurë e cila konsiston në:

– njoftojë me shkrim punë

marrësin 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të.

Më pas mund të njoftojë me shkrim punëmarrësin  brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit për zgjidhjen e marrëdhënies së punës. Në njoftimin me shkrim, punëdhënësi përcakton arsyet e zgjidhjes së kontratës, të cilat lidhen me shkaqe të tilla si aftësia, sjellja e punëmarrësit ose kërkesat operacionale të ndërmarrjes. Nëse nuk respektohet kjo proçedurë atëhere punëdhënësi detyrohet të paguaj një dëmshpërblim prej 3 muajsh pagë.

POR, AJO që është më e rëndësishme punëdhënësi nuk mund të zgjidhë marrëdhënien e punës pa një SHKAK të arsyeshëm, në rast të kundërt dëmshpërblen punëmarrësin deri me 12 muaj pagë, dhe shkaqet janë të parashikuara në Nenin 153 i Kodit të Punës.

 Marrëdhënia e punë ka evoluar, tashmë të gjitha kompanitë e kanë të parashikuar në kontratën e punës detyrimin e punëmarrësit:

  • të punësohet te konkurrenca deri në 1 vitë pasi është larguar nga puna;
  • të ruaj kofidencialitetin e informacionit të fituar nga punëmarrësi.

Në rast të shkeljes së këtyre detyrimeve, kontratat mund të parashikojnë penalitete për punëmarrësin që mund të shkojnë edhe në vlerën prej 10,000 Euro.

Në rast se punëmarrësi braktis punon atëhere ai duhet të përgjigjet financiarisht ndaj punëdhënësit, jo më shumë se paga e një jave, gjithashtu ai duhet të përgjigjet edhe për dëmin shtesë, që është diferenca midis dëmit dhe pagës së një jave.